
Në festimet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar në nder të Mbretëreshës Elizabet II, morën pjesë Duka dhe Dukesha.
Pas më shumë se dy vitesh shkëputjeje nga detyrimet mbretërore, Harry dhe Meghan u rikthyen sërish në pallatin mbretërorë.
Ditën e sotme ata janë fotografuar në Katedralen e Shën Palit për Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të Jubileun Platinum.
Duka dhe Dukesha u pritën me brohoritje të mëdha nga turma, teksa ngjisnin shkallët e Katedrales dhe përshëndesnin njerëzit.
Në këtë eveniment të rëndësishëm nuk ishte e pranishme Mbretëresha, pasi pati shqetësime shëndetësore mbrëmjen e djeshme.
Sipas Sky News, ajo do të përfaqësohet nga i biri Princ Charles, ndërsa Mbretëresha do e ndjekë shfaqjen nga televizori.
Top Channel