Aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother Vip, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.
Të pyetur në “Më lër të flas” nga Megi Pojani, Beniada e mohoi, ndërsa Donaldi tha se mes tyre ka pasur kimi shoqërore.
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit
Megi: Një kimi, apo diçka
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Benidën kisha shoqëri dhe kimi miqësore
Top Channel