Chelsea, Tottenhami dhe Manchester United janë shumë të interesuar për shërbimet futbollisti kroat, Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, pjesë e RB Leipzig ë Bundesligë, vlerësohet nga Transfermarkt rreth 30 milionë euro. Ai kaloi një periudhë të mrekullueshme në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Premier League.
Chelsea, që që fundmi ka kaluar në pronësi të Todd Boehly, po kërkon të forcojë mbrojtjen pas largimit të Rüdigerit drejt Realit të Madridit dhe “humbjes” se Christensen. Gvardiol dhe lojtari i Sevillas Koundé janë kandidatët kryesorë.
“Spurs”-at duan të forcojnë krahun e tyre të majtë Gvardiol, lojtar që mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. “Djajtë e Kuq”, nga ana e tyre, synojnë të shtojnë alternativat në prapavijë pasi shpresojnë të heqin qafe sa më parë të jetë e mundur Tuanzebe-n dhe Bailly-n.
Top Channel