Beniada Nishani dhe Donald Veshaj u bënë miq gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Dy artistët kaluan shumë kohë me njëri-tjetrin gjatë asaj periudhe. Sot, Beniada pranoi ftesën e Donaldit dhe Romeos për të qenë pjesë e “Më lër të flas”.
Donaldi e pyeti nëse është penduar që ka kaluar aq shumë kohë me të.
Beniada: Pishman nuk jam bërë për asgjë, e kam shijuar pafund
Donaldi: Nuk je bërë pishman që ke ndenjur me mua
Beniada: Asnjëherë! Madje jam bërë pishman që nuk kam ndenjur më shumë me ty
Donaldi: Okej, duhet të rrinim akoma më shumë aty brenda bashkë?
Beniada: Po
Donaldi: Po ti pa, që dëgjoje mend e botës
Beniada: Po ti që ngele me të tjerët
Romeo: Ti, a flet me të gjithë banorët?
Beniada: Ne a flasim me të gjithë? Me ca po, me ca jo
Romeo: Po mirë, që ti bie larg e larg nga Kina, po me Einxhelin a flet
Beniada: Jo, nuk flasim
Romeo: Po pse nuk flisni
Beniada: Po ku di unë e shkreta (qesh)
Top Channel