Johnny Depp ka fituar në çështjen gjyqësore kundër Amber Heard, ndërsa trupa gjykuese vendosi 15 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj Depp.
Kohët e fundit çështja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe më në fund ditën e djeshme u dha gjykimi final.
Mirëpo, tanimë që gjyqi ka përfunduar rrjetet sociale po ‘vlojnë’ me ‘meme’ dhe video ku zbulohen detaje që ndoshta syri juaj nuk i kishte kapur. Siç ka ndodhur dhe së fundmi, ku një video e hedhur në TikTok nga një vajzë, e cila ka vënë re se Amber në fakt ka një ‘fiksim’ me një fustan që e përdor… në fakt sa herë gënjen.
E treta e vërteta, jo dhe aq për Amber Heard dhe fustanin e saj ishte ditën e djeshme kur u zhvillua gjyqi, ku në fakt e drejta iu dha Johnny Depp dhe aktorja duhet t’i paguajë ish- partnerit të saj 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Trupa gjykuese diskutoi për tre ditë përpara se të njoftonte pak para orës 14:00 të ditës së sotme se u mor një vendim. Janë shqyrtuar 42 pyetje në çështjen nëse Amber ka shpifur për Johnny në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin. Ndërkohë pas vendimit, Amber Heard ka bërë një deklaratë ku duket më se e zhgënjyer./Top Albania Radio
Top Channel