Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar janë mbajtur festime madhështore, e cila mblodhi mijëra qytetarë pranë pallatit mbretërorë.

Të gjithë rendën për të parë ceremoninë që do të zhvillohej, njëkohësisht edhe mbretëreshën Elizabet.

Ajo së bashku me pjesëtarët e tjerë të mbretërisë, ndoqën nga ballkoni të gjithë shfaqen.

Vëmendje tërhoqi edhe veshja e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Midleton e cila ishte një fustan i bardhë nga Alexander McQueen dhe një kapele nga Philip Treacy.

Sipas Sky News, nuk është hera e parë që Kate vishet me veshjet e kësaj marke, pasi ajo ka zgjedhur edhe më parë stilistë britanikë. Më e rëndësishmja i përket vitit 2011, në martesën e saj madhështore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA