Mbrëmjen e sotme mijëra fenerë ndriçues janë ndezur në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e festimeve të Jubileut Platinum. Përgatitjet filluan që para perëndimit të diellit, duke rregulluar fenerët dhe zonat ku do të vendoseshin.

Kjo festë nuk përfundoi me ceremonitë që u bënë gjatë ditës,por vijuan edhe në mbrëmje. Feneri i parë u ndez në Londër, ndërsa më pas nisën të lëshoheshin në qiell edhe të tjerët. Pas thirrjes zyrtare, festimet në mbretëri rifilluan duke grumbulluar sërish njerëz.

Sipas Sky News, mbi 3,000 qyteza, fshatra dhe qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Ishujt Channel, Ishulli i Manit, Territoret e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe secili prej kryeqyteteve të vendeve të Komonuelthit, ndezën fenerët për të shënuar Jubileun, në nder të Mbretëreshës Elizabet II.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA