Danimarka prej 1 korrikut pjesë e Misionit të Mbrojtjes së Përbashkët të BE-së

02/06/2022 15:52

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha të enjten se ai pret që Danimarka t’i bashkohet Misionit të Mbrojtjes së Përbashkët të Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Prej 30 vitesh vendi skandinav i BE-së qëndronte jashtë këtij misioni dhe falë një referendumi të mbajtur të mërkurën, dy të tretat e votuesve u shprehën kundër këtij qëndrimi.

Në një kohë që janë numëruar 100% të votave, 66.9% e pjesmarrësve në referendum votuan pro përfshirjes së Danimarkës në Misionin e Mbrojtjes së Përbashkët të Bashkimit Evropian ndërsa 33.1% kundër.

Ky veprim është shembulli më i fundit i një vendi në Evropë që kërkon lidhje më të ngushta në fushën e mbrojtës me vendet aleate, pas sulmit të Ukrainës nga Rusia.

Referendumi pason kërkesat historike të vendeve të tjera nordike si Suedia dhe Finlanda për t’iu bashkuar NATO-s.

Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka të bëjë me një kurs veprimi të vendeve të Bashkimit Evropian në fushat e mbrojtjes dhe menaxhimit të krizave. Ai është një komponent kryesor i politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Përqafimi i kësaj politike nënkupton pjesmarrjen në misione ushtarake, ose civile për të ruajtur paqen, parandaluar konfliktet dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara

Top Channel