Një vit pas anëtarësimit me një mandat të përkohshëm dy vjeçar, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Presidenca Shqiptare e Këshillit do të jetë nga 1 deri në 30 Qershor. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB,  dha detaje të prioriteteve qe Shqipëria angazhohet të përmbush gjatë presidencës në këshill.

Ferit Hoxha: Prioritetet e Shqipërisë i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit. Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta:  për gratë e dhunuara të Kosovës,  për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan,  për të arrestuarit në Siri  për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës.

Zhvillimet në Ukrainë e Siri tha ambasadori Hoxha do të jenë në agjendën e presidencës shqiptare.

Ferit Hoxha: Gjatë këtij muaji do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurimit për të diskutuar Ukrainën. Takimi i parë për Ukrainën do të zhvillohet më 6 qershor. Ai do të fokusohet në një çështje: dhunën seksuale në konflikt dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Ne synojmë ta mbajmë çështjen e Ukrainës lart në axhendë dhe ndoshta të takohemi aq shpesh sa do të kërkojnë ngjarjet në terren. Do të organizojmë dy takime për Sirinë, në aspektin humanitar dhe atë politik. Situata humanitare më 20 qershor dhe situata politike më 29 qershor.

Për marrjen e presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit Në OKB, ndodhet edhe krye kryeministri Edi Rama bashkë me shefen e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA