Një sherr ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit, ku personi me iniciale E.B., ka goditur me sëpatë në në krah dhe në këmbë 46-vjeçarin S.D.

Konflikti dyshohet për një femër, autori dhe i plagosuri të komunitetit egjiptian. I plagosuri nodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA