Akti normativ për çmimet, Alibeaj: Duket sikur qeveria po ndihmon biznesin, duhet ndihmuar konsumatori

01/06/2022 12:04

Mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve është mbizotëruar nga debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, ndërsa po diskutohet  akti normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për miratimin sipas tij me urgjencë të aktit normativ për çmimet.

Alibeaj tha se nëse qeveria do të ishte e përgjegjshme dhe do të donte të ndihmonte biznesin atëherë duhet të rrisë konsumin.

Nga ana e saj Klotilda Bushka tha se taksat për biznesin e  vogël është zero.

“Ky është një akt normativ, i miratuar në shpejtësi. Ta shohësh në pamje të parë duket që qeveria kërkon të ndihmojë biznesin e vogël, por nuk është kështu. Synimi duhet të ishte ndihma ndaj konsumatorit. Çmimet kanë shkuar në qiell, skamja ka shkuar në maksimum. Mallra në treg ka , nuk janë bosh. Një qeveri e përgjegjshme duhet të ulë taksat. Nëse do të ndihmosh biznesin duhet të rrisësh konsumin”, tha Alibeaj.

“Thoni rajoni i ka ulur dhe ne jo, shkoni dhe shihni. Taksat për biznesin e vogël i kemi zero. Lërini këto retorika politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë ju në një cep në opozitë. Jeni përfaqësues të zhurmës, por kjo qeveri do të jetë e përgjegjshme përpara qytetarëve”, iu kundërpërgjigj Bushka.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA