22/12 20:40
Balerini Ilir Shaqiri duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Sabianin, por përkundrazi.
Në një intervistë në “Goca dhe gra” këtë mbrëmje, Iliri tha se i uron atij gjithmonë të mirat dhe se nuk e di ku i ka mbetur hatrit mikut të tij të Big Brother.
“Jam i qetë. I uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që jam sot gjithmonë këtu. Nuk di nëse i ka mbetur hatri Sabit. Mendoj se nuk ka vend për hatërmbetje.”
Sabiani, i cili e cilësonte Ilirin si “100 mijë euroshin” e tij, mungoi në dasmën e balerinit. Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.
Top Channel