Presidenti i ri zgjidhet të shtunën? Konferenca e kryetarëve vendos: Raundi i katërt pasditen e 4 qershorit

31/05/2022 14:42

Kryetari grupit parlament socialist Taulant Balla propozoi në konferencën e kryetarëve që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të republikës të jetë  e shtuna e 4 Qershorit.

Partia Socialiste deri në orën 12: 00 të po kësaj dite duhet të depozitojë kandidaturën e më pas do të jetë komisioni ligjeve që do ti dërgoj kuvendin raportin përkatës.

Në ora 18:00 parlamenti pritet të mblidhet në seancë të posaçme nga ku zgjidhet presidenti me vetëm 71 vota pas ezaurimit pa kandidat të tre raundeve të para.  Një ditë përpara raundit të katërt të premten pasdite PS do të mbledhë kryesinë nga ku do të diskutohen kandidaturat.

“I dhamë kohë opozitës, pas dështimit të atij raundi bëmë një diskutim për të marrë afatin 7 ditor. Patëm dakordësi për propozime vetëm nga opozita. Lidhur me një propozim të ardhur nga opozita që palët u munduan ta përmirësojnë dhe falë asaj dakordësie, që mund të ishte e gabuar, duke parë se opozita nuk e shfrytëzoi në të mirë të procesit, mund t’i kishim ezuaruar më shpejt. E respektuam dakordësinë fjalë për fjalë. Kemi bërë një përjashtim që është në nderin e kuvendit të Shqipërisë. Në nderin e shtetit, që Sali Berisha nuk mund mund të merret në konsideratë një asnjë formë diskutimi. Nuk merret në konsideratë sa herë të shfaqet emri i tij.

Sa I përket përjashtimeve, kemi qenë të qartë do negociojmë me tre grupet parlamentare. Nuk diskutojmë me deputetë të pavarur. Ndoshta jemi ne gabim por është në dinjitetin e shtetit, që një person I shpallur non grata të mos ketë as firmë as votë. Se nuk mund ta bëjmë pis emrin e presidentit të Republikës me përfshirjen e tij. Negociatat janë politike, në aspektin politik dua të negocioj me gjithë kënd që ka orientin pro amerikan. Me ata që sot janë kundër SHBA ne nuk negociojmë. Ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë, kemi pritur me dëshirë, qoftë listë emrash, qoftë kandidatë unik, të vijnë të depozitohen. E patët mundësinë në dy raunde. Për shkak të mungesës së komunikimit, nuk arritëm të themi cfarë mendojmë ne.

Nuk di që në sekretarinë e kuvendit, të ketë ardhur qoftë një emër I vetëm që ne nuk e kemi marrë në konsideratë. Të shtunën në 18:00 dhe miqësisht ua them, unë mendoja se keni vënë mend nga bojkoti. Ne presim nëse doni të përfshiheni në këtë process dhe të kemi dakordësi. Gati jemi.” u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA