Foto ilustruese

Detaje të reja janë bërë të ditura nga gazetarja Dorjana Bezat për “Top Channel”, rreth ngjarjeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Në lidhje me shpërthimin e tritolit në makinën tip “Audi”, bëhet me dije se poseduesi i automjetit Artan Lleshi, nga Fani i Mirditës, jeton kryesisht në Angli dhe vjen rrallëherë në Shqipëri.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë.

Në lidhje me të shtënat me biznesin (funeral), mësohet se pronarja e biznesit Emirjana Muka është divorcuar nga bashkëshorti rreth një vit e gjysmë më parë dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë saj, po një agjensi funerale.

Ish-bashkëshorti i saj ka konflikte me disa persona për çështje borxhesh dhe dyshohet e biznesi i tij mund të ketë qenë objektiv i sulmit

Top Channel