Ish-holandezi i Premierligës tregon si habitej nga interesi i femrave të Liverpool ndaj tij (fotot)

30/05/2022 19:02

Ish-ylli i Holandës, Andy Van der Meyde ka treguar së fundmi për “ndjesinë e çuditshme” të vëmendjes që i shfaqnin femrat angleze kur nisi të luante për klubin liverpulas Everton.

Van der Meyde thotë se nuk e kuptonte interesin masiv të femrave ndaj tij dhe ndaj futbollistëve në përgjithëse, çka bëri që ai të njihej më pas si një ‘playboy’ për stilin e jetesës ‘jashtë fushe’.

Por ai justifikohet se ra pre e tundimit sepse nuk kishte provuar më parë një tërheqje të tillë nga femrat vendase, që ndiqnin futbollistët e njohur kudo që shkonin.

Ish-futbollisti holandez qëndroi për katër vjet me Everton nga 2005 deri 2009 për të cilët la skuadrën italiane të Inter.

Por koha e tij në Angli u njollos nga shumë dëmtime që e lanë jashtë fushe për kohë të konsiderueshme.

42-vjeçari kujtonte kohët e tij në Liverpool gjatë një vizite në qytet për mbylljen e sezonit futbollistik.

I pyetur për stilin e tij të festave dhe konsumit të alkoolit, Van der Meyde pranonte: “Sigurisht që më pëlqente, nuk e kisha provuar më parë të merrja aq shumë vëmendje nga femrat sepse isha një futbollist i njohur”.

“Më ndalonin gjithmonë për foto ose autografe. Mua më dukej shumë e çuditshme në fillim, jam vetëm një futbollist, nuk jam presidenti. Por pastaj nisa të mendoj e te them, shumë mirë që është kështu, është më e thjeshtë”.

Por megjithë ndjesinë e tij fillestare për vëmendjen e femrave angleze, Van der Meyde thotë se vetëm prej ish-gruas së tij zgjodhi të luante për Everton, pasi kërkesat e saj e ndaluan që të transferohej te Monaco në Francë.

“Unë desha të shkoj te Monaco,” ka thënë ai më herët. “Por ish-gruas time i pëlqenin shumë kafshët. Rregullat për mbajtjen e kafshëve janë më të lira në Angli kështu që zgjodhëm Liverpoolin me shi”.

 

Pasi u bashkua me Everton për $3 milionë, Van der Meyde bëri vetëm 24 paraqitje në fushë në katër sezone prej dëmtimeve që prishën aventurën e tij angleze.

FOTO GALERI
1/3
Van der Meyde ka treguar së fundmi për “ndjesinë e çuditshme” të vëmendjes që i shfaqnin femrat angleze kur nisi të luante për Everton

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA