“I pashë para 10 ditësh, u thashë mos u lani”, fqinjët e dy vëllezërve që u mbytën në liqenin e Prushit

30/05/2022 13:36

Banorët e zonës së Prushit thanë për emisionin “Shqipëria Live” se liqeni është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për larje, pas ngjarjes tragjike ku ndërruan jetë vëllezërit.

Dy të miturit, 14 dhe 10 vjeç po laheshin në liqen bashkë me fëmijë të tjerë dy ditë më parë.

Një prej banorëve tha se djemtë që ndërruan jetë i kishte takuar dhe u kishte thënë që të mos laheshin.

“Vijnë fëmijë, ka mbi 50-60 fëmijë, fëmijët duhet të vijnë me prindërit, ka pasur raste ata që nuk dinin not”, tha një banor i zonës.

“I takova para 10 ditësh, mos u lani se nuk dini not, se do ju ngelin këmbët në baltë”, tha një tjetër banor.

“Nuk është vend i përshtatshëm për larje”, tha banori.

Një tragjedi e dyfishtë ndodhi në familjen Taku të Prushit, të cilët humbën dy djemtë të tyre të vegjël. Familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe ishin në gjendje jo të mirë ekonomike.

Top Channel