Veshje ekstravagante dhe të guximshme/ Ja si u veshën artistët që kaluan në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës

29/05/2022 18:22

Ky vit shënoi 75-vjetorin e Festivalit të Kanës, ku shumë artistë kaluan në tapetin e kuq me veshjet e tyre të veçanta.

Paraqitja e artistëve tërhoqi shumë vëmendje, pasi ishin të veçanta dhe të guximshme. Të gjithë ishin munduar të ishin sa më unik në prezantimin e veshjeve, ndërsa nuk munguan ngjyrat dhe bizhuteritë, të cilat plotësonin pamjen e tyre.

Pas pandemisë rikthimi i Festivalit të Filmit në Kanë, po pritej me padurim për të parë paraqitjen e pjesëmarrësve. Në këtë festival të rëndësishëm nuk mungoi mbështetja për Ukrainën, e cila ndodhet prej tre muajsh në luftë.

Aty nuk pati pjesëmarrje nga Rusia, ndërsa u transmetua edhe një video-mesazh e presidentit Volodymyr Zelensky, i cili bëri thirrje për të mos heshtur përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.

FOTO GALERI
2/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA