Erik ten Hag sapo ka nisur aventurën e tij të re, në Manchester, por holandezi duket se i ka idetw e qarta për të ardhmen dhe sezonin e ri.
Trajneri i ri i United ka “piketuar” mesfushorin e Chelsea, N’golo Kante. 31-vjeçari ka edhe një vit kontratë me londinezët dhe trajneri Tuchel vazhdimisht ka theksuar se francezi është një element i rëndësishëm për skuadrën e tij. Por, kontrata e mesfushorit është problemi kryesor i “bluve”, pasi klubi nuk po kalon një kohë të qetë dhe rinovimi duket shumë larg dhe për të mos e humbur me parametra zero, verën e vitit 2023, Chelsea do të shqyrtojë çdo ofertë në drejtimi të Kante-s.
Mesfushori ka vuajtur disi problemet fizike në sezonin që sapo u mbyll, por kjo nuk e pengon aspak trajnerin ten Hag. Ishi i Leicester në sezonin 2021-2022 u prezantua si titullar me londinezët, në ka nisur vetëm 55% të ndeshjeve në Premier League, por pavarësisht luhatjeve, prezenca e tij në fushë ka ndikuar drejtpërdrejtë në rendimentin e skuadrës.
Paul Pogba ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe me shumë mundësi do të ndryshoj skuadër në merkaton e verës, ndaj United kërkon të lëviz shpejt. Gjithsesi, alternativat nuk mungojnë, pasi në mesfushë, holandezi, ishi i Ajax ka shumë emra në “kokën” e tij, duke filluar nga patrioti, De Jong i Barcelonës ose njëri midis Declan Rice dhe Kalvin Phillips.
Top Channel