Reshjet e dendura të shiut përmbytën disa rrugë në qytetin e Lezhës këtë të diel.

Për shkak të shiut të dendur, pati probleme me qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të qytetit.

Shi dhe breshër ra këtë të diel në disa zona të vendit.

Edhe në Korçë moti i keq shkaktoi disa dëme. Në fshatin Pendavinj në Maliq breshëri dëmtoi të mbjellat, kryesisht vreshtarinë dhe drufrutorët ndërsa era e fortë rrezoi një pemë në aksin Korçë-Pogradec duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Disa fshatra mbetën pa energji elektrike si pasojë e defekteve nga era e fortë.  Breshëri dhe reshjet e shiut pasuan disa ditë me nxehtësi të pazakontë për muajin e fundit të pranverës, majin ku temperaturat shkuan deri në 35 gradë Celcius.

 

 

Top Channel