
23/02 22:38
Mbrëmjen e kaluar Real Madrid triumfoi në Champions League përballë Liverpool, duke koleksionuar trofeun e 14-të në histori, si askush tjetër. Madrilenët dominuan edhe në La Liga këtë sezon duke fituar titullin kampion.
Pas trofeut të 14-të në tokën europiane, Real Madrid ka marrë edhe një urim special nga rivalët e përjetshëm, Barcelona.
Ekipi katalanas duartrokiti në rrjetet e tyre sociale suksesin e Real Madrid në kompeticionin më të lartë kontinental.
“Urime Real Madridit për titullin e Champions League të arritur (sonte) në Stade de France”, – ishte mesazhi i klubit katalanas.
Top Channel