Çmenduria e radhës në Francë/ Tifozët sulmojnë lojtarët në stadiumin e St. Etienne, pas rënies nga kategoria

29/05/2022 22:58

Tjetër çmenduri e tifozëve në Francë, këtë herë në stadiumin “Geoffroy-Guichard” të St. Ettiene, me fansat vendas që nuk e përballuan aspak rënien një kategori më poshtë të ekipit të tyre dhe pushtuan dhunshëm fushën.

Tifozët e irrituar hodhën tymuese të shumta dhe ndoqën futbollistët deri në tunelet e dhomave të zhveshjes, duke krijuar një situatë vërtetë shqetësuese dhe të frikshme në stadium.

Menjëherë pas penalltisë vendimtare, që çoi Auxurre në Ligue 1 dhe St. Ettiene në kategorinë e dytë, fansat vrapuan drejt fushës, duke ndjekur sa futbollistët vendas, aq edhe ata kundërshtarë, e duke e kthyer stadiumin në një arenë të vërtetë

Pas një sezoni mjaft zhgënjyes, St. Ettiene ia doli ta mbyllë në vendin e 18, duke marrë pjesë në Play Out, ku në ndeshjen e parë mori një barazim 1-1, që u përsërit edhe mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kthimit në “Geoffroy-Guichard”.

Për të përcaktuar fituesen, dy skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku për St. Ettiene gaboi Boudebouz në tentativën e parë, ndërsa më pas shënuan të gjithë lojtarët, por festa ishte për Auxurre, që siguroi rikthimin në Ligue 1./ Supersport

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA