Zelensky telefonajtë me Johnson: Ne duhet të punojmë për të parandaluar krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet

28/05/2022 13:04

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka trajtuar me Boris Johnson forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën dhe zhbllokimin e porteve teksa lufta po vazhdon.

Në një mesazh në Twitter, Zelenskyy tha: “Si pjesë e dialogut të rregullt, pata një tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë, furnizimin me karburant në Ukrainë. Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet.”

Dje, kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe  Zelenskyy diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të trajtuar krizën ushqimore që po kërcënon vendet më të varfra në botë.

Bllokada ruse e porteve ukrainase ka penguar dërgesat e drithit, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA