Këto 25 vite muzikë i quajti si dy vite trajtim, këngëtarja Soni Malaj, ndërsa ishte e ftuar në “A live night” në Top Channel nga Ledion Liço.

Ajo u shpreh se tashmë, pas kaq vitesh në muzikë, tani ka më shumë energji, ndihet më e qetë dhe më e lumtur.

“25 vite muzikë më janë dukur si dy vite trajnim , tani kam më shumë energji, ndihem më e qetë më e lumtur, e ndjej që fal shumë energji të bukur tek publiku dhe i argëtoj. Kur je më e vogël lodhesh më shpejt dhe them sa inat mund të kisha bërë shumë më shumë. Do doja të kisha hequr ndonjë këngë tek tuk, por ato mundësi kemi pasur, në këtë 25 vjetor them që tani kam filluar tamam rrugëtimin tim artistik. Për të qenë një grua me karakter të fortë, mami im është ashtu, një grua që ka qenë dorë e fortë në familjen time, ka pasur punë të rëndësishme, nuk është fshehur pas karrierës së tim eti. Pjesa e lirisë është shumë e rëndësishme, fitohet duke punuar, duke pasur kokën plot, jo duke qenë vegjetuese. Fansat e mi i kam prej shumë vitesh. Fakti që performoj në skenë dhe këndoj e shohin si diçka që nuk e  shohin shpesh”, tha Soni.

Soni Malaj është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar, e cila prej vitesh dhuron art duke lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.

Top Channel