Nis numërimi i votave në Këshillin Kombëtar/ Paloka: Është transparent, ftoj kandidatët dhe mediat ta ndjekin

28/05/2022 13:30

Ka përfunduar votimi dhe ka nisur numërimi i votave të Këshillit Kombëtar të PD-së për kryesine e re.

Edi Paloka në nisje të procesit të numërimit ftoi të gjithë kandidatët dhe mediat të ndjekin live procesin transparent të numërimit elektronik.

“Është hera e parë që në një votim brenda partisë të bëhet një proces i tillë transparent, gjithçka është e dukshme mund ta ndiqni vetë në ekran nga fillimi deri në fund. Ky është një akt që po kryejmë në Partinë Demokratike por nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.”

 

Top Channel