Kaos në “Stade de France”, ja pse u shty për disa minuta finalja e Champions League

28/05/2022 22:42

Një ngjarje e pazakontë në “Stade de France” në Paris, teksa për shkak të thyerjeve të masave të sigurisë, u shty me plot 36 minuta starti i finales së Ligës së Kampionëve, Liverpool-Real Madrid.

Siç raportohet, një numër i madh i tifozëve të Liverpool ia dolën të thyejnë kordonin e sigurisë, ndonëse ishin pa bileta dhe mundën të hyjnë në stadium, ndërsa UEFA vendosi të shtyjë fillimin e ndeshjes.

Arsyeja zyrtare që dha UEFA, ishte që jo të gjithë tifozët kanë mundur të hyjnë në stadium, megjithatë shkaku real ishte se rreth stadiumit ishin grumbulluar shumë tifozë dhe vihej re një prani e pazakontë e forcave policore, apo edhe atyre ushtarake.

Skuadrat dolën në nxehje për herë të dytë, teksa në orën 21:25 nisi edhe ceremonia e hapjes, që riktheu qetësinë e entuziazmin, teksa më 21:36 ra edhe bilbili i parë, që sinjalizoi nisjen e finales së madhe./ SUPER SPORT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA