Cikloni në Queensland dhe zjarret në Victoria vënë në provë Australinë, rreth 15,000 shtëpi pa energji elektrike
Brenda tragjedisë së vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësueseve në një shkollë në Teksas nga një i ri i armatosur gjenden edhe disa grimca shprese.
Një vajzë 11-vjeçare pa mësuesen e saj të vrarë nga të shtënat në Teksas dhe mbijetoi duke u shtrirë mbi një nga shoqet e saj të klasës, duke u lyer me gjakun e saj dhe shtirur si e vdekur.
Familja e Miah Cerrillos ka përshkruar kalvarin e tmerrshëm që ka pësuar 11-vjeçarja, e cila mori plumba në trup, ndërsa flokët iu shkatërruan nga të shtënat me armë.
Babai i saj tha për Washington Post se Miah pa mësuesen, Eva Mireles që u qëllua dhe telefoni i ra nga dora. Miguel Cerrillo tha se vajza e tij kapi celularin dhe telefonoi 911.
Në përpjekje për të mbijetuar, ajo u shtri mbi një shoqe klase që ishte qëlluar në mënyrë që të dukej si e vdekur.
“Miah mori pak gjak dhe e vuri mbi veten e saj që të mund të dukej si e vdekur”, tha tezja e saj Blanca Rivera.
Nëna dhe babai i Miah ishin mes prindërve të tmerruar që u mblodhën jashtë shkollës Uvalde, ndërsa personi i armatosur ishte fshehur brenda.
Cerrillo tha se ai pa vajzën e tij me gjak dhe një fëmijë tjetër duke u marrë nga një oficer. Ajo u dërgua në spital me copëza plumbash në qafë dhe në shpinë, por tashmë është mirë.
Miah tha se vajza mbi të cilën ajo ishte shtrirë po merrte frymë në momentet e ngjarjes, por vdiq para se të arrinte ndihma, tha babai i saj për Washington Post.
Salvador Ramos, 18 vjeç u qëllua për vdekje nga policia pasi bëri kërdinë në shkollë.
Top Channel