Çdo herë që Tirana shpallet kampione e vendit bardheblutë kmanë një tjetër llograi të trofefe nga ato zyrtaret e njohura. Edicioni 2021/2022 për federatën shqiptare të futbollit e kurorëzoi skuadrën kryeqytetease me titullin e 26-të kampion, ndërkohëq ë shumica e tifozëver cdhe të pranishmëve në Selman Stërmasi mbajnë llograinë e sukseseve të arritura në fushë, ku Tiranë imun gojnë 3 kampionate sipas tyre.
Kristaq Mico, ish kryetari i FederatësShqiptare të Futbollit në vitet ’80-të ishte ndër mborjtësit e tezës zyrtare duke dhënë argumentatr e tij për 2 titujt e luftës të fituar nga Tirana 1939 dhe 1942.
“Më 14 prill pushtuesit italian ngritën dy organizata, një organizatë sporti të cilëne quajti Organizata e Rinisë Fashiste Liktori, një nga heronjtë e 2000 viteve përpara në periudhën e perandorisë Romake dhe Dopo Lavoro, që drejtonte aktivitetet kulturore. Aktiviteteve nuk ju vu emri “U szhvilluar kampionati kombëtarë i futbollit”, prandaj dhe një nga arsyet që nuk njihen ato kampionate ishte sepëse nuk ishin kampionate kombëtare të rregullta që drejtoheshin nga federata e futbollit.”- tha Miço
Megjithatë klubi Tirana disa vite më parë ngriti një grup pune për verifikimin e tezës së tyre, ku pjesë ishte edhe gazetari sportiv Bedri Alimemeti.
“Roma doli kampionae për herë të parë në vitin 1942 kur ishte kulmi i fashizmit, një v itë më pas italia fashiste kapitulloi, tani si thoni mos ta njohim Romën kampione të italisë? Absolutisht jo, ROma është kampione e Italisë në vitin 1942 ku për fat kishte një futbollist shqiptarë që e bleu nga Tirana në atë kohë si Naim Kryeziu. Edhe në atë kohë jetohesh, njerëzit merrnin frymë bënin fëmijë, bëheshin libra, filma, sport ë gjtihë gjërat i bënin pse duhet mohuar që ka dalë kampion.”- tha gazetari Bedri Alimemeti.
“Çdo aktivitet kombëtarë nëse nuk drejtpohej nga federata e futbollit nuk konsiderohej kampionat kombetarë. Vetë fshiuzmi nuk i ka prfanuar si aktivitete kombëtare, në të gjitha gazetat e kohës në gazetën “Fshizmi” që diulte këtu në Tiranë në gazetën shqiptare të Barit që dilte në bari, gazeta Tomorri, gazeta Tomorri i vogël, në të gjitha shkruhej u zhvillua kampionati kombëtarë i rinisë fashiste.”- tha Kristaq Mico.
Në atë kohë Gjermania ishte e unifikuar me Austrinë edhe skuadrat austriake luanin në bundesliugën gjermane. Kampionia e Gjermanisë në viin 1943u shpall një skuadër austriake, ashtu e njohin edhe asutriakeët.
“UEFA nuk qe krijuar akoma, se ao u krijua në vitin 1954 ishte vetëm FIFA që nuk i ka pranuar si kampionate kombëtare të] gjitha vendet që ishin të puhstuara nga fashizmi italian dhe ai gjerman. Sigurisht që aktivitretet u zhvilluan por nuk u njohën siu aktivitete zyrtare.”- tha ish-kryetarë i federatës së futbollit vitet ’80, Kristaq Mico.
Vec tyre Tirana mendon se i sështë hequr padrerjtësisht nga duart dhe troifei vitit 1967.
“Ka qenë 24 qershor 1967, ka qenë ditë e shtunë, e shtunë pasdite në “Qemal Stafa”, ndeshja u zhvillua shumë e rregullt tirana fitoi 2-1 me Partizanin, ndërkohë që në dhomat e zhveshjes ka ndodhur një zënkë. Kur të martën se gazeta SPorti Popullorë në atë kohë dilte të martën, ishte një lajmrim i shkurtër aty, këto dy skuadra përjashtohen nga kampionati kombëtarë, për gjeste antisportive, për shfaqe të huaja, borgjezo revizioniste të sportit dekadent e llafe sa të dush i këto, kjo ndeshje quhet e pavlefshme dhe të dyja skuadrat përjashtohen nga kampionati. Futbollistët merrnin medaljet në atë kohë dhe me kupën bënin një xhiro përshëndetëse. Lojtarët e Dinamos në atë kohë kishte trajner një njeri nobel si njeri dhe si sportist, Skënder Jarecin, ai ja bën me dorë të futeshin brenda dhe vetëm xhesti i tij tregoi gjithcka që ata kampionatin nuk e kishin fituar por i ngeli në dorë.”- tha Bedri Alimemeti.
Top Channel