I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” është drejtori i informacionit të “Top Channel” Sokol Balla, i cili u pyet nga vëllezërit Veshaj se si i kishte marrëdhëniet me politikanët.  

Në përgjigje të pyetjes Balla tha se nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me politikanët, pasi një gjë të tillë nuk ia lejon profesioni dhe shtoi se është vetëm tifoz i Liverpool, duke lënë të nënkuptohej se nuk bën tifo për asnjërën nga palët politike.

Donald Veshaj: Si e ke marrëdhënien me Salën?

Sokol Balla: Të mira, varet se çfarë kupton me të mira, në përgjithësi nuk kam marrëdhënie shumë të mira me politikanët.

Donald Veshaj: Kjo për shkak të profesionit që duhet të mbash distancë?

Sokol Balla: Po, këtë arsye.

Donald Veshaj: A je tifoz i Salës apo i Ramës?

Sokol Balla: Jam tifoz i Liverpool-it

Top Channel