Sulmuesi e mbyll me Manchester United: Më ka mbetur vetëm një peng!

27/05/2022 19:22

Pas thuajse dy vitesh pjesë e Manchester United, Edinson Cavani mbyll aventurën me klubin anglez.

Në fjalën e tij të fundit si lojtar i United, Cavani pati vetëm falenderime për tifozët të cilët e kanë mbështetur pa kushte ndërsa shtoi se i mbetet peng që në sezonin e kaluar, kur ishte në një formë të mirë, fansat nuk ishin në stadium prej koronavirusit.

“Kam vetëm mirënjohje për tifozët e Manchester United, kanë treguar respekt ndaj meje prej ditës së parë kur u transferova në Old Trafford. Mendoj se e kanë vlerësuar të gjithë impenjimin që kam pasur kur vishja fanellën e United, kam kërkuar të jap më të mirën gjithnjë. Ju jam mirënjohës dhe do të kem gjithnjë një kujtim të bukur.

Ajo që më ka lënë një shije të hidhur është fakti se në sezonin e kaluar, kur edhe isha në formë të mirë, fansat nuk patën mundësinë të ishin në stadium prej koronavirusit. Këtë sezon me tifozët në tribuna, nuk ia dola të bëja mirë, ashtu si edhe skuadra. Do të doja që të shënoja gola si në sezonin e kaluar dhe të festoja me tifozët të cilët kanë qenë të afërt me mua, kjo është diçka shumë e rëndësishme për një futbollist”, u shpreh Cavani./ SUPER SPORT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA