I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

27/05/2022 22:51

Çifti Elgit Doda dhe Klea Huta të pranishëm mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, duket se kanë zgjidhur një çështje me rëndësi, të paktën për aktoren.

Ajo erdhi në emision mbrëmjen e sotme, duke i kërkuar llogari vëllezërve Veshaj që i marrin ‘peng’ burrin, të cilin ajo rrallëherë e sheh në shtëpi. Huta e vuri para zgjedhes bashkëshortin e saj, të cilit i tha të zgjidhte mes asaj dhe vëllezërve Veshaj. Elgit Dota zgjodhi të grise letrën e “divorcit”, duke mos u ndarë nga asnjëri nga ata.

Klea Huta: E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.

Elgit Doda: Hajde bjemi.

Klea Huta: I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshruash do të rrish me mua.

Elgit Doda: E grisim letrën.

Top Channel