Formacioni më i mirë i Conference League, Feyenoord “mposht” Romën

27/05/2022 17:57

Roma është skuadra e parë që shkruan emrin në librin e artë të fituesve të Conference League, kompeticionit më të ri të UEFA-s, që kulmoi me finalen e Tiranës më 25 maj, aty ku verdhekuqtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj holandezëve të Feyenoord.

Lorenzo Pellegrini ishte kapiteni i verdhekuqve, që ngriti lart trofeun pas plot 14 vitesh pritje, teksa mesfushori italian u shpall edhe futbollisti më i mirë i kompeticionit nga vetë UEFA në cilësinë e organizatores.

Krahas kapitenit, në formacionin më të mirë janë edhe romanët e tjerë si Rui Patricio, Smalling e Abraham, ndërsa 11-shja plotësohet Payet i Marseille, Hall i Leicester dhe plot 5 futbollistë të Feyenoord, ndonëse holandezët e mbyllën kompeticionin të dytët.

Geertruida, Trauner, Malacia në mbrojtje, Dessers në sulm dhe Sinisterra në mesfushë janë pjesë e 11-shes, me këtë të fundit që u shpall edhe i riu më i mirë i kompeticionit.

Formacioni më i mirë i sezonit në Conference League:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA