Artisti, Elgit Doda kishte dy ditë që nuk e kishte takuar djalin e tij për shkak të angazhimeve, ndërsa u surprizua nga moderatorët në “Më lër të flas”.

Ai tha se menaxhimi i kohës është shumë e vështirë dhe ndihet në faj në disa raste sepse nuk e takon djalin e tij për shkak të punës.

“Është problem i madh menaxhimi i kohës sidomos me këto koncertet, në studio është shumë e vështirë. Dhe nganjëherë ndihem në faj, siç ndihem tani sepse kam dy dit që se kam takuar Kridin. Dhe realisht është shumë e dhimbshme”, tha Elgiti.

Pas kësaj deklarate Romeo solli në studio djalin e Elgitit, duke e surprizuar atë. Një surprizë shumë e bukur që emocionoi studion, ndërsa babë e bir shiheshin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA