Jemi mësuar ta shohim Kim Kardashian me veshje mahnitëse dhe gjithmonë të kuruar deri në detaje.

Së fundmi në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kim po mundohet të gjejë sensin e ri të modës pas ndarjes nga Kanye West.

Në episod tregohej një tur në depon e madhe, ku ajo mbante rreth 30,000 veshje mahnitëse të veshura prej vitesh.

Më përpara Kanye West ka ndikuar në stilin e veshjes së Kim, ndërsa sot ajo po mundohet të krijojë stilin e saj të veshjes.

Asaj iu bashkua publicistja e saj, e cila tregoi se Kim ka një kujtesë të mahnitshme duke identifikuar se çfarë veshje kishte veshur në një datë të caktuar dhe detajet që kishte përdorur.

Dikur Kanye West kishte zëvendësuar të gjithë gardërobën e Kim, por sot ajo shprehet se edhe ajo mund të marrë vendime.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel