Do të bëhej prift, por aktrimi i ndryshoi jetën/ Ja sa është shifra marramendëse e fitimeve të Tom Cruise

27/05/2022 17:07

Tom Cruise ëshët një nga aktorët me fitimet më të larta në botë, ku prej më shumë se 30 vitesh është pjesë e Hollywoodit.

Ai ka luajtur role të ndryshme në shumë filma të suksesshëm si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview  with the Vampire” dhe “Mission Impossible”, “Thomas Cruise Mapother IV”. Falë këtyre filmave ai ka fituar shumë para të cilat kanë rritur shifrën e pasurisë së aktorit.

Tom është interesuar vazhdimisht për aktrimin, pavarësisht se ishte gati të bëhej prift teksa studionte me bursë në Seminarin e San Franciskos.

Por pavarësisht se kjo shkollë po i mësonte shumë, aktori u përjashtua pasi u kap së bashku me disa miq duke vjedhur e pirë alkool.

Jeta e tij studimore nuk përfundoi me aq, pasi vazhdoi shkollën e mesme në “Glen Ridge” për mundje greko-romake. Ai e ndërpreu edhe këtë shkollë për shkak të një dëmtimi në gju, duke lënë mënjanë sportin.

Më pas, ai vendosi të fillonte karrierën në aktrim dhe u transferua në New York, ku nisi të punonte në restorante si kamerier.

Në vitin 1981, Cruise mori një rol si personazh dytësor në filmin “Endless”, ku u pagua 30,000 dollarë.

Me kalimin e viteve pasuria e tij filloi të rritej, duke vijuar më pas me një rol tjetër në “Risky Business” ku u pagua 75,000 dollarë.

Gjithçka mori një kthesë për mirë me filmin “Top Gun” ku aktori u pagua me një shifër shumë të lartë, prej 13,000,000 dollarë.

Tom fitoi më shumë para me filmat “Jerry McGuire” dhe “Eyes Wide Shut” me 20 milionë dollarë secili, por suksesi i tij më i madh erdhi me “Mission Impossible”, ku sipas ekspertëve  se ai ka fituar rreth 285,000,000 dollarë.

Sipas këtyre shifrave Tom Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.

Top Channel