Anulohet miqësorja e luksit, Brazili kërkon dëmshpërblim nga kompania britanike

27/05/2022 15:44

Më datë 11 qershor në Australi ishte parashikuar të luhej një miqësore luksi mes Brazilit dhe Argjentinës.

Gjithçka ishte gati për ndeshjen mes dy rivalëve të përbetuar së Amerikës-latine, ndërsa kishte nisur edhe shitja e biletave.

Megjithatë, së fundmi, miqësorja është anuluar dhe kompania britanike, Pitch rrezikon të përballet me një gjobë të majme. Kjo pasi federata braziliane ka vendosur ta padisë ndërsa pretendon të arkëtojë deri në 1.500.000 dollarë për shkatërrimin e planeve të trajnerit Tite i cili kishte bërë gati edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë miqësore.

Tashmë, me anulimin e ndeshjes ndaj Argjentinës, pesë herë kampionët e botës do të luajnë vetëm dy miqësore përgjatë muajit qershor. E para është ajo e datës 2 ndaj Koresë së Jugut në Seul dhe më pas më datë 6 qershor në Tokio ndaj Japonisë./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA