Roma është kampioni i pari i Conference League, pasi fitoi finalen e luajtur në “Air Albania” ndaj Feyenoord, me rezultatin 1-0, falë golit të Zaniolos.
Në krye të listës është edhe një nga titullarët e Feyenoord në finalen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës, 25 maj, Macos Senesi. Mbrojtësi nga Argjentina është një nga emrat kryesor të skuadrës holandeze dhe ka kontratë me Feyenoord deri në verën e 2023-shit, megjithatë Jose Mourinhos i ka pëlqyer shumë forma e 25-vjeçarit dhe do që këtë verë ta marrë në skuadër. Vlen të theksohet se për ta afruar Senesin klubit italian do i duhej t’i paguajë Feyenoordit 12 milionë euro, sigurisht nëse holandezët do pranojnë që ta shesin mbrojtësin.
Tjetër emër që pritet të bashkohet me “verdhekuqtë” këtë verë ëshë Nemanja Matic. Mesfushorit i përfundon kontrata me Manchester United këtë verë dhe 33-vjeçari nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme, ndaj do largohet me parametra zero nga “Djajtë e Kuq”.
Ndërsa emri i tretë në listë është Guedes, portugezi ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Valencian, por Roma do që ta afrojë sa më shpejt sulmuesin, ndaj nga mediet italiane raportohet se është e gatshme të paguajë vlerën e kërkuar nga klubi spanjoll për 25-vjeçarin, që aktualisht shkon në 40 milionë euro./ SUPER SPORT
Top Channel