Pas një periudhe 2-vjecare mbylljeje, agjencia e parqeve natyrore të Gabonit ka rihapur observimin publik të gorrilave të famshme, me qëllim nxitjen e turizmit natyror.
“Turizmi na lejon të sjellim fonde në sistemet e parkut për mbrojtjen e gorillave madhështorë dhe specieve të tjera”, thotë menaxheri i projektit të gorrilave Koro Vogt.
Zyrtarët shtojnë se duhet të qëndrojnë në shoqëri të gorillave edhe pse në distancë, në mënyrë që kafshët të humbasin frikën e tyre natyrore ndaj njerëzve.
“Kamaya qëndron tani i qetë, nuk është i trazuar nga prezenca jonë. Kjo është një punë e madhe që kemi bërë, pasi janë dashur vite”.
“Kështu që dhe kur të vijnë turistët kafshët nuk do të trazohen dhe kjo do të ndihmojë në sensibilizimin për mbrojtjen e tyre”, shton zyrtari.
Parku gjigant Loango shtrihet në më shumë se 1,500 kilometra katrorë dhe tërheq turistë luksi që paguajnë shumë për të parë Kamaya dhe kolegët e tij.
Vizitoret paguajnë rreth 450 euro për të vëzhguar gorrillat për një orë, përveç kostove të parkimit dhe akomodimit.
Guida tjetër Hermann Landry, thotë se kujdestarët vijnë cdo mëngjes për të kërkuar gorrillat duke zbuluar strofkat ku ato kanë kaluar natën.
“Ne më pas ndjekim gjurmët e tyre ose shenjat e jashtëqitjeve dhe ushqimit, për të qëndruar në distancë me ta”.
“Është një punë që kërkon durim për duhet të sensibilizojmë sa më shumë njerëz për mbrojtjen e tyre”, shton ai.
Top Channel