
23/02 22:38
Giacomo Vrioni ka shënuar golin e radhës në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e Tirolit në humbjen 1-2 ndaj Rapid Vienna.
“Finalja” për një biletë në Conference League u fitua nga skuadra kryeqytetase, që realizoi dy gola të shpejtë brenda çerekorëshit të parë të ndeshjes.
Gjithsesi, Vrioni shënoi një gol tepër të bukur në minutën e 27-të. Sfida u hap, vendasit morën zemër, por Rapidi ia doli të ruajë avantazhin deri në fund.
Ky ishte goli i 19-të sezonal në elitën e futbollit austriak për 23-vjeçarin, kartonin e të cilit e zotëron klubi i Juventusit./ Super Sport
Top Channel