Në mbrëmjen e 8 majit 2002, në qytetin plot zhurmë të Roterdamit, një goditje e shkëlqyer e Pierre van Hooijdonk e ndihmoi Feyenoord-in të mundte kampionin gjerman Borussia e Dortmundit në një finale të paharrueshme të Kupës UEFA.
Ishte triumfi i parë europian i futbollit holandez në shtatë vjet; një moment historik për shumë fansa të pranishëm.
Një nga të pranishmit në arenën me kapacitet 45 mijë vetë atë ditë, ishte Mike Wilson, asokohe vetëm pesë vjec. Majk qëndronte mbi shpatullat e babait të tij kur fotografi i Reuters Jasper Juinen, shkrepi foton e tij që më vonë do të bëhej e njohur nga miliona vetë, e do të kthehej në meme.
Për më shumë se një dekadë, fytyra e vogëlushit që gëzonte për fitoren si të ishte i rritur, në chatroom-e, blogje e platforma mediash sociale si Myspace, Bebo dhe Facebook.
“Nuk është se mbaj mend shumë nga ai moment, e vetmja gjë që më kujtohet është se nuk desha të më lyenin fytyrën por ndodhi gjithsesi”, rrëfen Wilson tani. Pas 20 vjetësh, e ka rikrijuar atë foto dhe mbetet tifoz i çmendi i Feynoordit.
“Klubi është jeta ime, do t`i ndjek nga pas gjithmonë, përherë do të kem me vete biletën e sezonit”, është shprehur për mediat vendase.
Por pikërisht finalen me Romën nuk e ndoqi dot; nuk ka mundur të vijë në Shqipëri për shkak të angazhimeve në punë. “Jam i befasuar që arritëm në finale,” pranon më tej. “Nuk e prisja të ndodhte, thotë Wilson, por sigurisht jam shumë krenar.”
Top Channel