Kourtney Kardashian ndryshoi zyrtarisht mbiemrin e saj në Instagram këtë të hënë, pas martesës me Travis Barker në një ceremoni luksoze italiane gjatë fundjavës.

Në biografinë e saj në Instagram, tashmë krahas mbiemrit Kardashian qëndron edhe ai i Barker (Kourtney Kardashian Barker), por nuk dihet nëse e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin apo vetëm në rrjete sociale.

Ata patën gjithashtu një ceremoni martesore në Las Vegas në muajin prill, por joligjore.

Të pranishëm në dasmë ishin nëna e Kourtney, Kris Jenner dhe motrat e saj Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner.

Ata ishin veshur me Dolce & Gabbana, duke përfshirë edhe nusen, e cila u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër të shoqëruar me një vello të gjatë të zbukuruar me imazhin e Virgjëreshës Mari.

Kjo është martesa e parë për Kourtney dhe e treta për Travis, pasi ka qenë i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001-2002 dhe Moakler nga 2004-2008.

Top Channel