Ukraina sulmon me dronë termocentralin bërthamor të Zaporizhias, plagosen dy punëtorë
Prej disa ditësh, OBSH ka raportuar se janë hasur raste të lisë së majmunëve tek njerëzit në disa shtete të botës.
Orët e fundit kjo sëmundje ka mbërritur edhe në Evropë kryesisht nga Spanja ku po testohen disa raste. Sipas ekspertëve kjo lloj lije nuk është e zakontë, por ka simptoma të lehta.
Si t’i njihni simptomat?
Ky virus i rrallë shkakton temperaturën, puçrra të vogla të kuqe, shkakton lodhje, dhimbje muskulare apo dhimbje koke.
Një ndër simptomat më të dhimbeshe sipas ekspertëve është shfaqja e puçrrave të vogla të kuqe në lëkurë.
Ndër simptomat e rralla të këtij virusi janë të vjellat dhe diarrea e vazhdueshme apo problemet me sytë që mund të çojnë deri në verbim.
Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e personave shërohet në pak javë pas infektimit dhe vetëm 3.3% e rasteve mund të kenë rrezikshmëri apo vdekje.
Si transmetohet lija e majmunëve?
Ky virus përhapet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht tek kafshët, por edhe tek njerëzit.
Këtu futet edhe kontakti i lëkurës, lëngjeve trupore apo nga çarçafët, rrobat apo sende të tjera personale të kontaminuara më parë.
Një studim i viti 2013 nga Qendra Kombëtare e Kërkimit në SHBA tregon se lija e majmunëve mund të qëndrojë në ajër në një ambient të mbyllur edhe për 90 orë.
Vendet që kanë raportuar raste dhe po merren me evakuimin e këtyre pacientëve deri tani janë Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Amerika./ AgroWeb
Top Channel