Habit Suedia, rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër Covid 19!

24/05/2022 16:37

Në kohën kur pandemia e koronavirusit duket sikur po fashitet, Suedia që befasoi me vendimin e saj për të mos vendosur karantina në kulmin e sëmundjes, tani rekomandoi dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit.

Kjo dozë përforëcuese, sipas autoriteteve shëndetësore suedeze, i duhet administruar personave që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare. Autoritetet suedeze mendojnë se Covid 19 nuk duhet nënvlerësuar, pasi sipas tyre, “mund të ketë një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”.

“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar të sëmurit rëndë dhe vjekjet”, deklaroi ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren, duke i mëshuar idesë se pandemia nuk ka përfunduar. “Në përgjithësi, rreziku është më i vogël tek personat nën 65 vjec, të cilët janë vaksinuar me tre doza, por ai rritet me moshën dhe ndryshon në varësi të grupit”, tha edhe Kerin Tegmark Wisell, shefe e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik.

Suedia zgjodhi në pjesën më të madhe të pandemisë, të mos vendoste masa kufizuese. Ky vend nuk ka zbatuar kurrë masa izolimi, dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në përgjegjësi individuale.

Top Channel