Dy avionë rusë në hapësirën ajrore të Turqisë, hyjnë amerikanët!

24/05/2022 16:41

Dy avionë rusë janë parë duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Turqisë në NATO, vetëm disa orë pasi Forcat Ajrore të SHBA-së kaluan në të njëjtën zonë thonë mediat britanike.

Daily Express thotë se avionët e Moskës kanë qenë duke fluturuar në drejtime të kundërta rreth hapësirës ajrore të Turqisë pak pas orës 00:20. CivMilAir publikoi pamjet që tregonin dy avionët e Kremlinit fluturuar mbi Turqi. “Këta dy avionë rusë nuk po i shmangen hapësirës ajrore turke.

Turqia është i vetmi vend anëtar i NATO-s që ende lejon avionët e regjistruar rusë të vijnë dhe të shkojnë lirshëm”, shkruan ajo. Ankaraja e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Bashkimi i këtyre dy vendeve me aleancën e zemëron Moskën, por Turqia thotë se ka arsyet e saj për këtë kundërshtim, të cilat lidhen me mbështetjen që sipas Rexhep Tajip Erdoanit këto vende i kanë dhënë Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e ndaluar nga autoritetet turke.

Top Channel