Kreu i FSHF Armando Duka mohoi mbrëmjen e sotme në “Top Story” që autor i vënies së tritolit në portën e shtëpisë së tij para pak muajsh, të ketë qenë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ai u shpreh se për mendimin e tij ky akut mund të ketë qenë inspirim nga Veliaj, megjithatë nga hetimet ende nuk është arritur një konkluzion konkret.
“Nuk arrij ta gjej dhe ta lexoj te komuniteti i futbollit, kam kundërshtarë që nuk mendojmë njësoj dhe mund të kemi debate. Fakti që i gjithë komuniteti i futbollit u bashkua me mua do të thotë se skam pasur asnjë gabim. Unë nuk harxhoj kohë, do të shoh punët e mia. Nëpërmjet mekanizmave jo ligjorë mund të bëjnë çdo gjë. Nëse ti me mjete jo ligjore përdor kompetenca që nuk të takojnë, mund ta bësh.
Nuk ishte një gjë që e prisja, të nesërmen i ndihmuar në analizën që bëra edhe me miqtë e mi, nuk është autor i ngjarjes as Erion Veliaj as ndonjë tjetër i qeverisë. Por deklaratat që bënte ai ishin dyshuese. Ka qenë inspirim nga Veliaj, kështu mendoj. Nga hetimet nuk ka sinjale se kush mund të ketë qenë.”
Top Channel