Kjo është sofra tradicionale që prej 14 vitesh pret turistët në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Gjithnjë e me shumë zona po frekuentohet nga vendas e të huaj.
“Unë jam nga Gjermania. Është hera ime e parë këtu dhe vërtet më pelqeu shumë natyra, paqja e natyrës, por edhe liqeni.”- tha një vajzë
“Unë jam nga Anglia, Sheffield. Kam 12 vit që vij këtu. Është shumë bukur. Vendi është shumë I bukur, njerëzit po ashtu.”– tha e moshuara.
“Është shumë bukur gjithandej. Nuk ka rëndësi ku ndalon, çdo gjë është shumë e bukur.”– tha një djalë
Natyra e mrekullueshme në çdo stinë. Ushqimet tradicionale mikpritja që nuk mungon asnjëherë, por edhe promovimi kanë bërë që vetëm vitin e fundit parku më i madh kombëtar është vizituar nga 48 mijë turistë.
Turistët kërkojnë më shumë kapacitete akomoduese ndërsa banorët infrastrukturë më të mirë. Bashkimi i interesave të të dyja palëve po e shndërron zonën në destinacion gjatë gjithë vitit.
Top Channel