‘Nuk jam prishëse familjesh, është faji i gruas që Tony erdhi me mua’, thotë refugjatja që ndau çiftin (fotot)

23/05/2022 18:32

Një refugjatë ukrainase në qendër të një trekëndëshi dashurie në Britani, fliste dje e përlotur me mediat duke insistuar se “Nuk jam një prishëse familjesh”

29 vjeçari Tony Garnett dhe bashkëshortja e tij Lorna te cilet kane dy vajza, pranuan të strehonin në shtëpinë e tyre 22 vjeçaren ukrainase Sofiia Karkadym, për të bërë “detyrën” e tyre në ndihmë të refugjatëve.

Por dhjetë ditë më vonë Lorna me të drejtë akuzonte bionden se ‘ia kishte vënë syrin’ burrit të saj.

Pas një debati të shkurtër Sofiia kishte mbledhur plaçkat dhe u largua, por Lorna mbeti e shtangur kur bashkë me refugjaten doli nga dera edhe bashkëshorti i saj për ta ndjekur.

Sofiia, e cila u largua nga Lviv drejt Polonisë prej luftës me Rusinë, tha për të përditshmen britanike The Sun: “Nuk jam prishëse familjesh, janë gënjeshtra”.

“Nuk kisha menduar kurrë të hyja në shtëpinë e tyre për të vjedhur Tony nga Lorna.

“Mua më pëlqente familja. Kaloja shumë kohë me Lorna dhe përpiqesha ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra”

“Dyshimi i saj i vazhdueshëm dhe tensioni, na nxiti të afroheshin më shumë me Tony.”

“Është faji i saj që u krijua kjo situatë”.

Sofiia tregon sesi tani e akuzojnë se veprimet e saj po bëjnë që familjet britanike të mos pranojnë refugjatë nga Ukraina.

Ajo tregon më tej: “Prindërit e mi thonë se u vjen turp prej meje dhe nuk dalin dot jashtë”.

“Ata thonë se tani prej asaj që bëra unë asnjë familje në Britani nuk do të pranojë refugjatë nga Ukraina”.

Sofiia insiston se nuk kishte pasur asnjë mes saj dhe Tony derisa ata dolën nga shtëpia e çiftit në Bradford, në veri të Britanisë.

Familja kishte marrë Sofiia-n për të bërë “pjesën e tyre” për të ndihmuar refugjatët, ndërsa Tony tregonte me herët se u lidh shpejt me të, madje dhe dy bijat e tij gjashtë e tre-vjeçare e pëlqenin.

Tony, i cili flet gjuhën sllovake me të cilën merret vesh me ukrainasen, thotë se kjo situatë e kishte lënë gruan e tij duke mos kuptuar se cfarë po ndodhte.

“Në fillim ia kalonim mirë por më pas e shihja që Lorna po bëhej xheloze dhe e zemëruar me të”, tregon Tony duke shtuar se më pas Sofiia shkonte me të në palestër dhe kur ishin në shtëpi bëheshin gjithnjë e më të afërt fizikisht.

“Kur ishim në shtëpi gjenim shkaqe për t’u prekur ose përplasur me njëri-tjetrin. Megjithse në fillim ishte e pafajshme nisën të lindnin debate”.

Lorna me të drejtë i kishte kërkuar një zgjidhje për situatën e pakëndshme derisa debati kishte ardhur në pikën e largimit të ukrainases nga shtëpia.

Sofiia, e diplomuar ne Kyiv per IT, refuzonte gjithashtu pretendimet e Lorna se vishte gjithnjë bluza të hapura dhe mbante makiazh sa herë ishte koha që Tony kthehej nga puna.

FOTO GALERI
5/5
Historia eshte bere e njohur ne shtypin britanik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA