‘Lufta e Putin më thyen zemrën’, thotë modelja vegjetariane me familjarë në të dyja anët e konfliktit (fotot)

23/05/2022 15:24

Modelja e rrjeteve sociale Natalie Golba thotë se është e trishtuar dhe e lodhur nga lufta mes dy vendeve, të cilat ajo i konsideron të dyja “atdheun e saj”.

Tashmë e vendosur ne Beverly Hills (SHBA) modelja vegjentariane thotë për rrjetin The Sun se është e tronditur prej nisjes së konfliktit në shkurt.

Natalie – e cila po shkruan një libër të ri për ushqimet vegjentariane, ka lindur në ish-BRSS pranë kufirit mes Rusisë e Ukrainës, dhe ka famljarë në të dyja anët.

35-vjeçarja thotë: “Ndjehem e trishtuar dhe e pafuqishme. Kur nisën këto ngjarje të tmerrshme nuk ngrihesha dot nga krevati për një muaj. Më thyhet zemra kur shikoj njerëz që ishin miq e familjarë të ngrihen kundër njëri-tjetrit”.

“Këto dy kombe kanë qenë të lidhura si asnjë tjetër më parë. Nuk do të mbështes kurrë përdorimin e dhunës”.

Ajo thotë se po shkruan librin e saj të ri të gatimeve vegane (pa ingredientë kafshësh) të titulluar  ‘Shefja Modele’.

Natalie shton: “Do të ketë shumë gatime ushqyese që ju mbajnë në formë me anë të ushqyerjes vegjetariane dhe vegane që ju ndihmojnë të krijoni zakone të shëndetshme”.

“Unë nuk tentoj që ju të bëheni vegjetariane brenda natës por ju jap idenë, që ajo të rritet më pas brenda jush. Dua t’ju prezantoj stilin ti të gatimit që nuk është i mërzitshëm dhe nuk od të thotë se duhet të hani gjitha ditën karrota e kastraveca”, shkruan modelja.

FOTO GALERI
5/5
Ajo thotë se po shkruan librin e saj të ri të gatimeve vegane (pa ingredientë kafshësh) të titulluar ‘Shefja Modele’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA