“Ditën e ngjarjes ishte duke u qethur, pyesni berberin”, shtyhet seanca ndaj Talo Çelës, për grabitjen në Rinas. Ja kërkesat e avokatit

23/05/2022 11:56

Seanca ndaj Talo Çelës për gabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, u shty për në 7 qershor. Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se avokati Talo Çelës , Luan Kaloci i caktuar kryesisht nga gjykata kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin e vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Sipas avokatit Talo Çela ka qenë në pamundësi të merrte pjesë në atë grabitje të parave të tre bankave pasi ka patur gjurin e sëmurë dhe po përgatitej për një operim. Për këtë gjendje shëndetësore avokati pretendon se ka edhe një rezonancë manjetike të gjurit të Talos që do e depozitojë seancën e radhës. Avokati thotë se me Talon s’ka asnjë kontakt dhe prokurën e ka nga vëllai i Talos, Bujari Cela, i cili s’jeton më.

Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit ligjor, klineti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes. Seanca u shty në datë 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këto kerkesa.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA