Katër vite kontratë, portieri i Shqipërisë do të transferohet në Premier League

21/05/2022 14:03

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League.

Portieri i kombëtares shqiptare do të largohet në fund të sezonit nga Lazio si lojtar i lirë.

Akordi i rinovimit nuk u arrit dhe më 30 qershor merr fund aventura 9-vjeçare e “gardianit” 27-vjeçar me klubin bardhekaltër, me të cilin ka fituar 2 Kupa Italie dhe po kaq Superkupa.

Strakosha ka gjetur marrëveshjen me Fulham, ekip që siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez. Katër vite do të firmosë portieri shqiptar me klubin londinez.

Tani kanë mbetur për t’u zgjidhur detajet e fundit, dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i transferimit në ishull. Gjatë viteve në kryeqytetin italian, Strakosha e veshi 207 herë fanellën e Lazios./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA