Modelja ruse, Ariana Lirey është bërë e njohur në Shqipëri, për shkak të lidhjes me reperin Don Xhoni. Një lidhje e cila tashmë ka marrë fund, këtë gjë e kanë konfirmuar dyshja me anë të postimeve në Instagram.

Kjo ndarje bëri shumë bujë, ndërsa nuk i kanë kursyer reagimet ndaj njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi modelja është pyetur në rrjete sociale nëse vijon të mësojë gjuhën shqipe.

Ajo nuk ka nguruar të përgjigjet, madje ka dhënë edhe një detaj tjetër duke habitur ndjekësit. Lirey ka mësuar shqip madje po planifikon të vizitojë disa qytete të Shqipërisë dhe Kosovën.

“Kam mësuar shqip dhe po planifikoj të vizitoj Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën”, shkruan modelja.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA